Kampionati më i fortë i futbollit në botë vazhdon të tërheqë nga viti në vit investime të huaja, miliona të sponsorizuar përmes marketingut dhe rrjeteve të dyqaneve, si dhe të drejtës televizive. E kthyer në një minierë parash, Premier League ishte këtë javë në fokusin e një grupi arab, që gjithsesi u refuzua.
Por, kjo rivendosi në fokus milionat e huaja që vazhdojnë të intrigojnë kampionatin në vendin ku u shpik futbolli. Këtë sezon, Premier League është më kozmopolitane sesa kurrë, me promovimin e Ëolverhamptonit, Cardiffit dhe Fulhamit. Kjo, sepse shtohen 3 biznesmenë që kanë në pronësi klubet dhe që janë të huaj, respektivisht nga Kina, Malajzia dhe SHBA.
Pronarët britanikë të Premier League janë tashmë në pakicë, vetëm 7 nga 20 ekipe. Futbolli modern i ndikuar nga paratë ka këtë efekt, e në Britaninë e Madhe kanë frikë se nga viti në vit ky po pakësohet.