Prej 1 muaji e pushtuar nga rusët, mercenarët amerikanë në Ukrainë çlirojnë fshatin shumë pranë Kievit…

Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur vullnetarët amerikanë, që i janë bashkuar ukrainasve në luftën ndaj Rusisë, kanë çliruar një fshat pranë Kievit të kontrolluar nga armiku, për gati një muaj.

Të vendosur në linjë dhe me bombardime që shihen qartazi, ata kanë mundur të çlirojnë fshatin. Vlen të përmendet se Kievi, ka qenë një nga objektivat e trupave ruse. Ata kanë tentuar të rrethojnë kryeqytetin e Ukrainës dhe për këtë, kanë futur trupa edhe përmes Bjellorusisë.

Deri në këto momente, ushtarët ukrainas dhe ato vullnetarë kanë mundur të shpëtojnë qytetin, që i është nënshtruar për ditë me radhë shtetrrethimeve, për shkak të frikës së sulmeve ajrore.