Praktika pune për studentët pranë agjencisë së OKB-së në Shqipëri

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Shqipëri dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve të Shkencave Ekonomike (AIESEC) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për ofrimin e praktikantëve për agjencitë e OKB-së në Shqipëri.

Kjo marrëveshje është një mundësi e shkëlqyeshme për studentët shqiptarë, për të marrë pjesë në praktika pune pranë Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Agjencitë e OKB-së në Shqipëri do të ofrojnë këshillime dhe mentorim për praktikantët, gjë që do t’i ndihmonte shumë studentët shqiptarë që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe përvojë në punën me organizatat ndërkombëtare si OKB, raporton ATSH.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambientet e OKB-së në Tiranë nga Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian J. Williams dhe Rana Boloorchi, Presidente e AIESEC Albania. Kjo është një risi tjetër pozitive në tregun e punës në Shqipëri, që vjen në koherencë me politikat e qeverisë për nxitjen e punësimit të të rinjve.