Prag Viti i Ri, fluks hyrje-daljesh në Qafë Thanë, ja shifrat e 24 orëve të fundit

Në prag të Vitit të Ri pika kufitare e Qafë Thanës po sheh një fluks hyrje-daljesh të qytetarëve për festa.

Në prag të Vitit të Ri pika kufitare e Qafë Thanës po sheh një fluks hyrje-daljesh të qytetarëve për festa.

Ndryshe nga Greqia, Maqedonia e Veriut nuk ka vendosur kushte për Shqipërinë sa i përket testimeve.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se mbi 4 mijë qytetarë kanë kaluar nga Qafë Thana në 24 orët e fundit, sakësish 2481 hyrje dhe 2228 dalje. Autoritetet punojnë me nga dy sportele në hyrje dhe dy në dalje për shkak të këtij rritje të fluksit.