Post termeti/ Arrestohen 16 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë, një në kërkim! Akuza dhe për vrasje

 Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën.

Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar 16 persona, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

Mësohet se deri tani janë arrestuar pronarët e hotel Vila Palma Deshira dhe Arben Qato, pronari i hotel Barons Artur Terziu, drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni. Ndërsa vijon të jetë në kërkim ish-drejtori i ALUZINIT Durrës, Flamuri Gjuzi.

Holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit për të shtuar ambientet e lokalit, në pranga pronari i ‘Bar Barons’

Është arrestuar Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’, që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.

Shembja e hotelit i mori jetën të atit, arrestohen pronarët e Vila Palmës

Report Tv mëson se janë arrestuar pronarë Vila Palmës Dëshira Qato dhe Arben Qato. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i saj Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.1576315436_qatodeshira.jpg

E paqëndrueshme që nga tërmeti i 21 shtatorit, arrestohen drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës ku vdiq kryekomisari Hajdarmataj

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit. Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti. Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.Legalizuan objektet e dëmtuara nga tërmeti, shoqërohen nëndrejtori, shefi i sektorit e punonjësi i Kadastrës Durrës! Një në kërkim

 Report Tv mëson se janë arrestuar Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni. Mësohet se ata po hetohen për legalizim të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti në kundërshtim me ligjin. Ndërsa është shpallur në kërkim Flamur Gjuzi, me detyrë ish drejtor i ALUIZNIT Durrës.