Pompeo takohet me Kim Jong-un në Phenian

Sekretari amerikan i Shtetit Pompeu konfirmoi në rrjetet sociale se pati bisedë konstruktive me liderin verikorean

 Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari Pompeu konfirmoi në rrjetet sociale se pati bisedë konstruktive me liderin verikorean dhe se kanë shënuar përparim rreth marrveshjeve të arrituar në Samitin e dy liderëve në Singapor.

Pas përfundimit të vizitës, Pompeo nga Pheniani udhëtoi për në Seul.

Më parë, Pompeo u takua me zyrtarë japonezë në Tokio ndërsa fokusi i bisedimeve gjatë turneut të tij është situata në rajon me theks në përgatitjen e procesit të dakorduar për denuklearizimin e Gadishullit Korean.