Pompeo dhe Abdullah II diskutojnë mbi Palestinën dhe Sirinë

Mbreti Abdullah theksoi nevojën për të rifilluar bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Paletinës me synimin për të siguruar “krijimin e një shteti të pavarur palestinez"

Mbreti Abdullah theksoi nevojën për të rifilluar bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Paletinës me synimin për të siguruar “krijimin e një shteti të pavarur palestinez”,

Pallati Mbretëror i Jordanisë ka njoftuar se mbreti jordanez, Abdullah II, në New York është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të diskutuar mbi zhvillimet që kanë të bëjnë me Palestinën dhe Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi, i cili po ashtu raportohet se trajtoi disa aspekte të “partneritetit strategjik” të SHBA-ve dhe Jordanisë, u mbajt në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Sipas njoftimit të Pallatit Mbretëror të Jordanisë, Mbreti Abdullah gjatë bisedës theksoi nevojën për të rifilluar bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Paletinës “bazuar në nocionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe me synimin për të siguruar krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor kryeqytet të saj”.

Bashkëbiseduesit thuhet se potencuan nevojën për të gjetur një zgjidhje politike në Siri “në një mënyrë që ruajë unitetin e Sirisë dhe kohezionin e popullit sirian”.

Mbreti Abdullah mbërriti në SHBA javën e kaluar për të marrë pjesë në seancën e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një ngjarje nëntë-ditore e planifikuar të përfundojë më 5 tetor.