Polonia: Gjermania të na dëmshperblejë

Lideri i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslav Kazinski, kërkoi edhe një herë të premten që Gjermania t’i paguajë Polonisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore.

Lideri i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslav Kazinski, kërkoi edhe një herë të premten që Gjermania t’i paguajë Polonisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo është një çështje mes Polonisë dhe Gjermanisë, ishte Gjermania ajo që pushtoi Poloninë duke vrarë me miliona njerëz, duke shkatërruar të mira materiale, dhe ne duhet të kompensohemi për këtë”, tha Kazinski në një intervistë për radion publike.

Ai po ashtu tha se marrëdhëniet mes Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin dëmtuar për shkak të legjislacionit polak që kërcënon me dënime me burg për njerëzit që sugjerojnë se kombi polak ishte bashkëpunëtor në krimet e nazistëve kundër hebrenjve, shkruan Top Channel.

Ligji në fakt u zbut disi këtë javë, pas disa muajsh negociata me Izraelin.