Politikania meksikane kërkon shpalljen “non grata” të Lionel Messit

Një politikane meksikane i ka bërë thirrje parlamentit vendas që të shpallë zyrtarisht person “non grata” futbollistin argjentinas, Lionel Messin.

Maria Clemente Garcia Moreno ka paraqitur një mocion për dënimin zyrtar të Messit pasi ai kishte hequr, e më pas shkelmuar fanelën që kishte pranuar nga kapiteni i Meksikës Andreas Guardado, në fund të ndeshjes e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të argjentinasve, shkruan Mirror.

Alvarez u zemërua kur pa pamjet e Messit duke lëvizur fanellën e Guardados me këmbë në dhomat e zhveshjes.

Messi, i cili po përgatitet për ndeshjen çerekfinale të Argjentinës me Holandën të premten, nuk do të lejohet të hyjë në Meksikë nëse mocioni ratifikohet.