Disa dhjetra aktivistë u mblodhën në Sheshin e Pallatit të shtunën pasdite, duke sfiduar urdhrin për ndalimin e mbajtjes së tubimit.
Organizatorët kishin paralajmëruar se do të bënin tubime për të kërkuar lirimin e një personi që protestoi, pasi autoritetet e qytetit refuzuan kërkesën për të mbajtur një paradë.
Policia ndaloi aktivistët që shpalosnin flamujt ylberë ose mbanin pankarta, duke i futur ata në një autobus policor.
Sipas raportimeve, nuk pati përleshje mes policisë dhe aktivistëve, që nuk pranojnë një ligj të miratuar në 2013-ën, që ndalonte përhapjen e “propagandës” homoseksuale.
Muajin e kaluar, policia ruse arrestoi aktivistin britanik LGBT, Peter Tatchell, pasi protestonte pranë Kremlinit në mbështetje të të drejtave homoseksuale./topchannel