Policia Rrugore trajnohet për përdorimin e radarëve dhe matësve të alkoolit

Forcat e policisë kanë nisur një proces trajnimi për njohjen më të mirë të pajisjeve, radarëve dhe alkoolmatësve.

Forcat e policisë kanë nisur një proces trajnimi për njohjen më të mirë të pajisjeve, radarëve dhe alkoolmatësve.

Policia e Shtetit njofton se të përfshirë në trajnim janë Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Policisë Rrugore dhe shërbime nga trupa e Policisë Rrugore Vendore nga të 12 qarqet.

“Trajnimi jo vetëm në salla, por edhe në rrugë, në trafik, për të përsosur teknikat e identifikimit të shkelësve dhe të dokumentimit të tyre.  Qëllimi i trajnimit: Bashkëpunimi dhe transmentimi i dijeve dhe praktikave më të mira nga eksperiencat e ndryshme” njofton Policia.

Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm ka nxjerrë urdhërin që parashikon reduktimin e patrullave policore në rrugë dhe zëvëndësimin e tyre me matës elektronikë./Scan