Policia e Tiranës vë në pranga dy të mitur që shisnin drogë në Tiranë, arrestohen 6 persona të tjerë për vepra të ndryshme

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të mitur, të cilët u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike kanabis sativa në doza të vogla. Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, të cilët u ndaluan në flagrancë në rrugën e Bogdanëve në kryeqytet duke shpërndarë lëndë narkotike për llogari të shtetasit me iniciale K. R. Ky i fundit dyshohet se është dhe organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve, shtetasi E. Sh, u kap në flagrancë duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat i siguronte nga shtetasi K. R, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e perfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V, 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Mine Peza”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë ndalimin e shtetasit E. B, 58 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në fshatin Bërxullë, në shkelje të urdhërit të mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 bënë kapjen e shtetasit A. A, 21 vjeç, pasi me datë 15.08.2021, është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fushë-Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për veprime të mëtejshme iu kalua Komisariatit të Policisë Fushë-Krujë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B, 43 vjeç dhe D. G, 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 01.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit, E. C, 31 vjeç dhe H. K, 34 vjeç, pasi në rrugën “Skenderbeu”, Kamëz, kanë kanosur me fjalë shtetasin S. G.
Më datë 01.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E. K, 31 vjeç sepse në rrugën ”Tre Dëshmoret”, në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre) kanë goditur shtetasin G. Sh, 34 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 01.10.2021, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se nën ndikimin e pijeve alkolike ka dëmtuar damarët e duarve, shtetasi F. L, 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.