Plot 10 orë diskutime/ Mbyllet me debat mbledhja e Komisionit, Tabaku: Përveç të sotmes shqiptarëve i ke koncensionuar edhe të ardhmen! Rama: Jeni si parti një turp aritmetik…

Mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve ku dëshmitar ishte thirrur kryeministri Edi Rama, është mbyllur pas rreth 10 orësh diskutime.

Nuk kanë munguar debatet , akuzat dhe kundër akuzat mes Ramës, kryetares së Komisionit si edhe anëtarëve pjesë e këtij Komisioni.

Pjesë nga debati:

Rama: Kur flas për turpin unë kam parasysh politik dhe asgjë tjetër. Është e turpshme që për 4-5 muaj çoroditet milet.

Tabaku: Ky Komisionin ka vijuar punën me seriozitet këto katër muaj. Si ka mundësi që çdo koncension të dyshimtë e mbroni me të gjitha atributet që ju jep posti i kryeministrit. Si ka mundësi që sulmi që keni përdorur edhe ndaj zonjave të opozitës dhe të opozitës dhe nuk ngrini pikëpyetje që ndoshta faji mund të jenë edhe në anën tjetër. Si ka mundësi që hija e dyshimit është vetëm tek ne edhe pse kemi këto tre kontrata dhe këto tre persona në kërkim

Rama: Ju duhet të ballafaqoheni seriozisht…Koncensioni i Tiranës është investim privat , asnjë lek nga buxheti i shtetit.. Paguhet çdo njësi që çdo mbetjet atje. Nuk është 100 mln, por 86.9 i gjithë totali i parave që janë shpenzuar. Nëse ka pasur shkelje apo korrupsion janë çështje e SPAK,. Zonja Tabaku si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në 2047 për të vijuar të bëjë këto pagesa…Tirana, Vora, Durrësi, Kavaja të çojnë plehra atje…Me ça teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mnl dhe ja keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre? Këto janë para që nuk i janë marrë askujt. Këtë më thoni ju mua…?Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri që është analfabetizëm politik…?

Tabaku: Nëse unë dhe PD paskemi këtë super propangandë dhe këto 430 mln euro nuk janë të sakta, nuk di çfarë të them. Përveç të sotmes ke koncensionuar edhe të ardhmen.

Rama: Ju jeni si parti një turp aritmetik…