Plani evropian për marrëveshje, Miroslav Lajçak mbërrin në Prishtinë

I dërguari i Bashkimin Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak ka mbërritur këtë të enjte në Kosovë.

Sipas mediave në Kosovë, gjatë qendrimit dy ditor në Prishtinë, Lajçak do të ketë takime të shumta me të gjithë aktorët shtetërorë, por edhe me liderët e opozitës.

Ardhja e Lajçak në kryeqytetin kosovar ka si qëllim të vazhdojë diskutimet e nisura në takimin e nivelit të lartë që ndodhi më 27 shkurt në Bruksel.

Por, qëllimi kryesor është përgatitja për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.  Pas Prishtinës, Lajçak do të qëndrojë edhe në Beograd.

Takimet e para pritet të fillojnë pasditen e sotme.