“PKK e shndërron në bazë ushtarake kampin e refugjatëve Mahmur”

"Për këtë arsye që nga viti 2014 e deri tani OKB-ja nuk ka ofruar ndonjë ndihmë humanitare për banorët e kampit. OKB-ja e sheh kampin Mahmur si një kamp ushtarak", tha Abdullah

 Organizata terroriste PKK e cila ka shndërruar në një bazë të armatosur kampin e refugjatëve Mahmur në Irak, përpiqet të fshehë nga komuniteti ndërkombëtar përjetimet brenda tij duke mos lejuar hyrjen në kamp nga askush madje as nga Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Kurmanc Abdullah, përgjegjës për rajonin Mahmur i Partisë Demokratike të Kurdistanit lider i së cilës është ish kreu i Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani, në një deklaratë për AA ka thënë se “PKK duke përfshirë edhe OKB-në nuk lejon hyrjen e asnjë organizate humanitare për vëzhgimin e situatës njerëzore në kampin ku jetojnë refugjatët. Pas kësaj qëndrojnë përpjekjet për të fshehur se kampi përdoret si një bazë e armatosur”.

OKB-ja ka paralajmëruar shumë herë PKK-në në lidhje me kampin Mahmur, bëri të ditur Abdullah. “Organizatës i është përcjellë se është e papranueshme që kampi të përdoret si bazë e trajnimeve ushtarake, por ajo nuk ka hequr dorë dhe vazhdon ta përdorë atë si bazë ushtarake”, tha Abdullah.

“Për këtë arsye që nga viti 2014 e deri tani OKB-ja nuk ka ofruar ndonjë ndihmë humanitare për banorët e kampit. OKB-ja e sheh kampin Mahmur si një kamp ushtarak”, thotë ai.

Kampi Mahmur i cili ndodhet 56 kilometra nga qendra e rajonit në jugperëndim të Erbilit, është i vendosur në shpatin e Malit Karaçok i cili ka një rëndësi strategjike në rajon.