Pishpora, zbulohet plazhi më i ri në vend

Hartës së plazheve në vend i është shtuar edhe një plazh i ri. Ai është plazhi i Pishporës në Fier, por që nuk frekuentohej për shkak se nuk kishte rrugë.

Hartës së plazheve në vend i është shtuar edhe një plazh i ri. Ai është plazhi i Pishporës në Fier, por që nuk frekuentohej për shkak se nuk kishte rrugë.

E sapohapur, është një rrugë rënore. Të çon në plazhin më të ri të vendit. Në Pishpor 20 km larg qytetit të Fierit.

Dhe pse ka ekzistuar gjeografikisht pushuesit nuk mund të mbërrinin aty.

“Është plazh i paprekur, tani po hapen lokalet e rinj, falë rrugëve që u bënë”

“Është plazh i virgjër, do dorë nga njerëzit, duihet pastruar”

Ndodhi nga dëshira e një burri, të cilit i tërhoqi vëmendjen zona atraktive. Ai thjesht investoi një shteg rëre.

“Shikoja shumë të huaj që vinin deri ën një farë vendi dhe nuk kalonin diot dhe më lindi dëshira, spe të mos u hap rrugë unë këtyre personave që ta shijojnë këtë plazh. Është ndër plazhet më të pastra, janë 3-4 km rrugë e përshkueshme pa problem”.

Në ditët e para të Korrikut janë vendosur çadrat dhe shezllonet e para. Dikush edhe po ngre një kabinë plazhi, përcjell Abc.

Pushuesit e parë ndjehen të kënaqur. Ata e kanë patur gjithmonë pranë, por s’kane mundur ta shijojnë.

“Është plazhi i virgjër, rërë kuratiove, sot është bërë rruga do vijnë edhe më shumë, është plazh i pasur me jod”.

Momentalisht duket si një oaz i vogël. Me pak njerëz, ku ende nuk ka shkuar energjia elektrike. Në një të ardhme Pishpora ndoshta do të renditet tek plazhet më shumë të dëshiruara për bregun e pastër, rërën, qetësinë, por edhe dunat ranore të rralla për çdo bregdet, jo vetem në Shqipëri.