Piluri, “Ballkoni i Jugut” me pamje të re

“Eja në Pilur të shijosh Himarën dhe Jonin”, shkruan kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro në një postim në rrjetin social “Facebook”, ndërsa prezanton risinë e punimeve që po kryhen në këtë zonë dhe faqen e re të një transformimi të bukur që do të ketë nga sot Piluri.

Investimet e Qeverisë Shqiptare po e shndërrojnë Pilurin, ose siç njihet ndryshe “Ballkoni i bregut”, vetëm 10 kilometra nga Himara e bukur, në një destinacion turistik nga më tërheqësit në Rivierën tonë.

“Bashkë me rehabilitimin e sheshit qendror të Pilurit dhe së shpejti edhe të shtëpive karakteristike, ku shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi-pritëse falë bashkëpunimit me qeverinë gjermane nëpërmjet GIZ-it, kjo rrugë do të hapë potenciale të reja zhvillimi ekonomik për banorët e këtij fshati të rrallë për nga bukuria”, shkruan Goro.

Tani e them me plot gojën, vijon ai dhe me gëzimin më të madh: “Eja në Pilur, të shijosh Himarën dhe Jonin!”