Piatek-Milan, situata po degradon! Flet babai i sulmuesit: Nuk erdhëm për rezervë…

Sipas deklaratës së tij, i bie që për një javë situata do të zgjidhet

Krzysztof Piatek nuk ka shans më të qëndrojë te Milani. Spekulimet për largimin e tij nga skuadra kuqezi po shtohen ditë pas dite dhe për t’i shtuar akoma edhe më shumë ka menduar babai i tij, Wladyslaw.

“Djali im nuk dëshiron të bëjë rezervën”, ka thënë ai në një intervistë të fundit. “Krisi do të jetë sa më gati për Kampionatin Europian. Nëse Milani nuk i garanton minuta, do e bëjë diku tjetër”, ka shtuar ai.

“Milani ka lojtarë të spikatur si Piatek, Suso, Paquetà dhe Calhanoglu. Shumë klube po e kërkojnë djalin tim në formë huazimi, por Milani do ta shesë. Mendoj se deri javën tjetër do të kemi një zgjidhje”.