Peskov: Në shtator samiti trepalësh mbi Sirinë

Peskov në Moskë deklaroi se samiti i liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku do të flitet për zgjidhjen e krizës siriane, duhet të mbahet në Teheran

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, deklaroi se në vazhdim janë përgatitjet për samitin trepalësh mbi Sirinë, që planifikohet për në fillim të muajit shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në Moskë deklaroi se samiti i liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku do të flitet për zgjidhjen e krizës siriane, duhet të mbahet në Teheran.

“Në vazhdim janë aktivitetet për organizimin e samitit trepalësh të liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Për datën e mbajtjes së samtit opinionin do ta njoftojmë pasi përmes kanaleve diplomatike të arrihet marrëveshje”, shtoi Peskov.

Zëdhënësi i kabinetit të presidentit turk, Ibrahim Kalın, dje deklaroi se takimi i tretë i Procesit në Astanë, është planifikuar për javën e parë të shtatorit.

“Kur të dihet data e saktë, ne do ta njoftojmë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë procesit të Astanas për t’i dhënë fund luftës në Siri nëpërmjet kanaleve diplomatike”, deklaroi Kalın, duke rikujtuar se takimi i dytë mbi procesin në fjalë u mbajt në Ankara.