Peshkimi i ndaluar me korrent, alarmohen të huajt në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna
Skena të tilla me varka me peshkatarë të cilët gjuajnë me korrent në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, janë thuajse të përditshme. Por nëse institucionet tona nuk i vënë re, janë të huajt të cilët shqetësohen. Një grup turistesh hollandez të cilët po vizitonin me kanoe liqenin 1 javë më parë, u përballën me…

Skena të tilla me varka me peshkatarë të cilët gjuajnë me korrent në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, janë thuajse të përditshme.
Por nëse institucionet tona nuk i vënë re, janë të huajt të cilët shqetësohen. Një grup turistesh hollandez të cilët po vizitonin me kanoe liqenin 1 javë më parë, u përballën me këto situata aspak të pazakonta për ta.
“Ne ishim me guidën tonë dhe grupin duke vizituar liqenin e Shkodrës teksa vura re edhe disa varka të vogla. Ishin disa burra të cilët hidhnin në liqen, disa paisje elektrike pastaj aty mbushej me flluska uji. Në sipërfaqe menjëherë dilnin peshq të mëdhenj e të vegjël atëherë ata i mblidhnin me një tip rrjete dhe i hidhnin në varkë. Në ujë mbeten vetëm disa peshq shume të vegjël, të ngordhur, të cilët nuk u interesonin peshkatarëve“, tha Menno Schaap, turist hollandez.