Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi u zbulua se lokali i tij në lagjen “10 Korriku” në Shkodër, ishte përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.