Përplasjet e Berishës me Yuri Kim, reagon DASH: Sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë nuk janë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar disa herë ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke theksuar se kjo e fundit ka ndërhyrë në procesin e drejtësisë, lidhur me pranimin e ankimimit të bërë ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, nga Enkelejd Alibeaj.

Së fundmi Berisha i bëri thirrje Departamentit të Shtetit që të reagojë lidhur më qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Kim.

Ndërkohë, DASH ka reaguar për Top News, duke thënë se sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e DASH.