Përplasje dhe debate ka pasur mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të Kuvendit mes dceputetëve të Sali Berishës dhe gardës së Republikës.
Ka qenë deputeti Flamur Noka që ka tentuar të hyjë brenda por që nuk është lejuar nga garda, gjë që ka sjellë dhe irritimin e deputetëve.
Mësohet se përplasja ka nisur në momentin që garda ka tentuar të kontrollojë depuetët.
Vlen të kujtojmë se Sali Berisha duhet të paraqitet sot në orën 10:00 në BKH, në bazë të vendimit të gjykatës që u la në fuqi edhe nga apeli i GJKKO.