Përplasja mes deputetëve dhe Gardës në Parlament, Berishën nuk e lejojnë në foltore
Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca për miratimin e Buxhetit 2024. Deputetët e opozitës kanë mbërritur në parlament dhe menjëherë pas hyrjes në sallë, kanë vendosur karrige për të bllokuar foltoren e Kuvendit. Ende pa nisur seanca deputetët e opozitës kanë pasur përplasje me gardën. Garda ka kontrolluar deputetët para se të futen në…

Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca për miratimin e Buxhetit 2024. Deputetët e opozitës kanë mbërritur në parlament dhe menjëherë pas hyrjes në sallë, kanë vendosur karrige për të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Ende pa nisur seanca deputetët e opozitës kanë pasur përplasje me gardën.
Garda ka kontrolluar deputetët para se të futen në sallë, ndërsa brenda ambienteve nuk e kanë lejuar ish-kryeministrin të zërë vend në foltore.
Deputetët e PD janë përplasur me punonjësit e Gardës, të cilët kanë rrethuar parlamentin me qëllim mbarëvajtjen e seancës plenare.
Në videon e mëposhtme shihet dhe momenti kur deputetët e PD, Ramadan Likaj dhe Gazmend Bardhi përplasen me efektivët e Gardës.