Ajas Sulejmeni, 39-vjeçari që aksidentoi rëndë një çiftin me foshnjën e tyre në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës, është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.
Mbi të rëndojnë tre akuza, ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoje, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.
Policia ka referuar të gjithë dinamikën e aksidentit ku përmend se në Rrugën e Kavajës, një mjet furositradë ka qarkulluar është përplasur me Arjan dhe Vilma Konomin. Çifti ka pasur karrocën e dorës me fëmijën tre muajsh, karroca u rrëzua pa u goditur, thonë ekspertët e policsë rrugore.
Mjeti është lënë në vendngjarje, aty u gjetën dokumenta personale dhe një telefon, pas rreth dy orësh është e bërë mundur kapja e drejtuesit të automjetit që u gjet tek një spital privat. Nga testi i dragerit rezultoi se ai nuk kishte pirë alkol, por nga testi drogësmatës rezultoi se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, specifikisht, marijuanë dhe metamenfinë.
Aktualisht, çifti ende ndodhet në spital pasi kanë dëmtime të rënda, ndërsa foshnja ka dalë nga spitali.