Përplasen tre makina në Fushë-Krujë, humb jetën 32-vjeçari, plagosen 3 të tjerë

Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fushë-Krujë, mëngjesin e ditës së sotme.

Policia bën me dije se te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.