Një aksident ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites së sotme, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”.
Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, raporton TCh.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.