Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përndoqi, fyeu dhe kanosi një 40-vjeçare për 7 muaj në Durrës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kallëzimit të kryer nga zonja, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë për të arrestuar 44-vjeçarin me iniciale B. Ç., banues në lagjen nr. 16.
Sipas 40-vjeçares, i arrestuari “e kishte përndjekur për një periudhë 7-mujore, duke e fyer dhe kanosur me fjalë”- thuhet në komunikatë.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.