Përmbyset makina në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet aksi rrugor

Një makinë tip ‘fuoristradë’ ka dalë nga rruga.

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë tip ‘fuoristradë’ ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nuk raportohen për të lënduar, por veç dëme materiale. Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të autostradës për disa minuta.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./SOT