Takimi mes kryeministrit Rama dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer ka përfunduar.
Zyrtari mbërriti sot në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Rama rreth orës 15:45, në një takim që zgjati më shumë se një orë e gjysmë.
Deri më tani nuk ka detaje nga takimi, por tema e diskutimit ka qenë situata politike në vend.
Palmer pritet të takohet me kryetaren e LSI-, Monika Kryemadhi ditën e martë, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Pak më parë përfundoi takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer.
Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Twitter.
Kreu i qeverisë shkruan se temë e diskutimit ka qenë integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe situata politike në vend.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer🇦🇱🤝🇺🇸”-shkruan Rama në Twitter.