Përfundon procesi i numërimit në Kukës, fiton socialisti Albert Halilaj
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës, ndërsa fitues është shpallur zyrtarisht Albert Halilaj. Albert Haliaj ka fituar me një rezultat të thellë rreth 5000 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata. Në zgjedhjet e 14 majit diferenca mes kandiatëve ka qenë rreth 2000 vota më shumë për kandidatin socialist…

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës, ndërsa fitues është shpallur zyrtarisht Albert Halilaj.
Albert Haliaj ka fituar me një rezultat të thellë rreth 5000 vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata.
Në zgjedhjet e 14 majit diferenca mes kandiatëve ka qenë rreth 2000 vota më shumë për kandidatin socialist Safet Gjici.
Zgjedhjet në Kukës u përsëritën pasi ish-kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të një video-skandali të tij.
Rezultati i votave të numëruara:
12068 PS Albert Halilaj
6996 BF Emri Vata
300 të pavlefshme
69 kuti janë numruar 5 të fundit janë duke u numëruar