Përfundon afati për dorëzimin e deklaratës së TVSH-së

Kontabilistet: Punë më të madhe me dyqanet dhe bar-kafetë

“Ka njerëz që nuk kanë mbaruar degën ekonomi, duhet shkollë për atë punë që ta plotësosh, ke dhe që janë pa shkollë fare”, tha Shpresa Ismaili, kontabiliste.

Ajo nuk e konsideron të lartë tarifën e shërbimit nga 5 deri në 10 mijë lekë të rinj në muaj për një biznes të vogël, pasi volumi i punës është i madh.

“Bizneset e ushqimore dhe bar-kafetë kanë punë të vështirë, sepse kanë shumë fatura mallrash, shitje – blerje. Profesionet e lira kanë më pak. Minimalisht më duhen 3 orë që të plotësoj deklaratën e TVSH-së për një biznes.”

Sipas deklaratave të dorëzuara nga zyra e saj, 60% e bizneseve të vogla kanë qenë subjekte që kanë paguar TVSH.

Kjo ndodh sepse nuk ka një listë të gjerë  shpenzimeve të zdritshme. Për shembull qiraja nuk konsiderohet shpenzim…”

Ditën e hënë përfundoi afati për dorëzimin e deklaratës së parë të TVSH-së për biznesin me xhiro nga 2 deri në 5 milion lekë. Në total 11 mijë e 700 subjekte dorëzuan librat e blerjes dhe shitjes, ndërsa pritet të publikohen edhe të dhënat për numrin e atyre që kanë dorëzuar në afat deklaratën.