Është përfshirë nga flakët pylli i Drenies, më konkretisht vendi i quajtur “Lokfend”, në Fier.
Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb” se në vendin e përfshirë nga zjarri janë nisur forcat zjarrfikëse.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije për gazetarin, se zjarri është tepër i madh dhe po përhapet me shpejtësi.
Terreni i thyer, e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve në zonë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore.