Përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë, dyshohet ngjarje aksidentale

Një pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Qytetarët janë panikosur, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.