Ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev ka akuzuar NATO-n se po afron Luftën e Tretë Botërore duke i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës.
Medvedev tha se paketa e re e mbështetjes së aleancës perëndimore për Ukrainën nuk do ta pengojë Moskën nga arritja e qëllimeve të pushtimit të saj.
“Perëndimi krejtësisht i çmendur nuk mund të dilte me asgjë tjetër. Në fakt, është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, ka komentuar ai përmes Telegramit në ditën e parë të samitit të NATO-s.
Premtimi i Perëndimit për të mbështetur Kievin përfshin furnizime të mëdha me armë dhe municione të avancuara.
“Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni ushtarak special do të vazhdojë me të njëjtat qëllime,” tha Medvedev.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Moska do të përdorë armë “të ngjashme” nëse SHBA-ja furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese – një deklarate që Medvedev i bëri jehonë të martën.
Ai tha se Moska tani duhet të përdorë “armë çnjerëzore” duke lënë të kuptohet se Kievi tashmë i kishte përdorur ato në vijën e frontit.
Të dyja palët ndërluftuese kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për përdorimin e municioneve thërrmuese gjatë rrjedhës së luftës.