Përdorimi i antibiotikëve tek një i porsalindur shkakton këto pasoja

Antibiotikët tek fëmijët duhet të përshkruhen nga mjeku, vetëm në rastet kur fëmija ka infeksion bakterial.

Një studim i publikuar në revistën “Nature Communication”, tregon faktin se përdorimi i tyre në ketë fazë mund të ndikojë shumë në zhvillimin e florës bakteriale. Në ketë studim janë marrë të dhënat e mbi 12.422 fëmijë të lindur në vitet 2008-2010 në spitalet finlandeze, transmeton Gazeta Metro.

1151 prej këtyre bebeve janë trajnuar me antibiotik në ditët e para të lindjes, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte anomali gjenetike apo shqetësime të tjera kronike.