Disa iPhone dhe iPad të hedhur në treg në 2012 ose para kanë nevojë për një përditësim nga Apple ose përndryshe do të ndalojnë së funksionuari në 9:00 a.m me orën tonë lokale më 3 Nëntor.
Në veçanti është modeli iPhone 5 i cili nëse nuk instalon iOS 10.3.4 nuk do të mund të lidhet më në internet për të aksesuar shërbime apo marrë datën dhe orën e saktë. Si rezultat ato nuk shkarkojnë dot aplikacione në App Store, aksesojnë e-mail-in apo shfletojnë në ueb tha Apple.
Nëse nuk përditësoni telefonët përpara ditës së nesërme, atë nuk e shkarkoni dot përditësimin nga iPhone por duhet ta bëni duke e lidhur me kompjuterin.
“Nëse keni një iPhone 5, përditësimi është veçanërisht i rëndësishëm për softuerin e pajisjes suaj sepse më 3 Nëntor telefoni nuk do të ruajë vendndodhjen e saktë GPS dhe si rezultat funksione si data dhe ora do të bëhen pengesë për funksionimin e App Store, iCloud, e-mail dhe shfletimit në ueb,” shkruante Apple.
Modelet iPhone 4S dhe disa iPad Mini, iPad 2 dhe iPad 3 me çipe celulare duhet të kalojnë në iOS 9.3.6.
Përditësimi është domosdoshëm për shkak të “skadimit” të GPS. Është një problemi i zakonshëm tek disa prodhues dhe ka të bëjë me arritjen e limitit kohor duke kthyer çdo gjë në 0. /PCWorld Albanian