Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Dalin sot para gjykatës, 5 të akuzuarit

5 persona akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.

Lajmi, i publikuar dy ditë më parë, tronditi opinionin publik. Madje, në rrjetet sociale ka nisur nisma “përdhunuesit kanë emër”, ku identifikohen Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikola, 17 vjeç.

Dje, babai i vajzës tregoi për “Shqipëria live” se ngjarja ka ndodhur në 8 mars, pasi Artani mori vajzën nga shkolla. “Artani ishte i pari që abuzoi me gocën. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë. E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda.

Ka kryer marrëdhënie me të dhe pastaj e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani. Adrianin dhe Artanin i kemi kushërinj”, rrëfeu ai.

Babai tha se e mitura “ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe deri tani nuk i është ofruar asnjë ndihmë”.

Ndërkohë, sot, në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë gjyqësore për të akuzuarit.