Pemë të thyera dhe stola të dëmtuar, çfarë la pas stuhia e reshjeve të shiut në Korçë

Stuhia e reshjeve të shiut dhe era e fortë kanë bërë që në Korçë të ketë jo pak probleme. Pemë të thyera, stola të dëmtuar dhe një çati pallati është rrëzuar gjatë natës.

Më shumë probleme me pemët janë hasur në lagjen 4 te qytetit dhe në parqe. Ndërkohë që punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve publike në bashkinë Korçë kanë nisur nga puna për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.

Situata e 24 orëve të fundit ka shkaktuar edhe probleme me energjinë në shumë lagje të Korçës dhe në njësitë administrative. Probleme ka pasur në periferi të Korçës tek rruga e Voskopit por edhe ne disa prej lagjeve te qytetit.

Në Dardhas të Pogradecit edhe sot e gjithë njësia është pa energji ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.