Pekini i përgjigjet tarifës së Trump për 50 miliardë dollarë eksporte Kineze

Ministria Kineze e Tregtisë tha se do tu përgjigjet tarifave në të njëjtën masë dhe shpalli të paligjshme çdo marrëveshje të mëparshme me Trump.

Një ditë pasi Trump tha se do të impononte një taksë 25% ndaj mese 50 miliardë dollarë importe Kineze në SHBA, Pekin zyrtar u përgjigj me të njëjtën monedhë.

Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë pritet të shkaktojë reagimet të shumta.

Trump foli për mëse 800 produkte të importuara nga Kina të cilat do të jenë subjekt i një tarife 25% nga data 6 Korrik.

Ministria Kineze e Tregtisë tha se do tu përgjigjet tarifave në të njëjtën masë dhe shpalli të paligjshme çdo marrëveshje të mëparshme me Trump.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se Kina do të aplikojë tarifë 25% për 659 produkte Amerikane, nga soja dhe makinat tek ushqimet e detit.

Aksionet e Boeing, eksportuesit Amerikan më të madh në Kinë, ranë me 1.3%. Caterpillar gjithashtu ra me 2%.

Trump është shprehur se nëse Kina kundërpërgjigjet, tarifa për më shumë produkte do të pasojnë. /ePërditshmja