Pekini i kërkon Phenianit dhe Uashingtonit të konkretizojnë marrëveshjen e arritur

Kina shpreson që Pheniani dhe Uashingtoni të konkretizojnë konsensusin e arritur gjatë samitit të Singaporit, deklaroi numri tre kinez gjatë një takimi në Korenë e Veriut me liderin koreanoverior, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut organizoi të dielën një paradë gjigante ushtarake për të festuar 70-vjetorin e krijimit të saj.

Presidenti kinez, Xi Jinping kishte dërguar në këtë ceremoni Li Zhanshu, presidenti i Asamblesë Kombëtare Popullore (Parlamenti).

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet pozitive të ndërmarra nga Koreja e Veriut për të ndryshuar  situatën në gadishull (Korean) drejt paqes dhe stabilitetit”, njoftoi Li i cituar sot nga agjencia e lajmeve Hsinhua.

Përgjegjësi kinez u shpreh gjithashtu se Pheniani dhe Uashingtoni duhet të konkretizojnë konsensusin e arritur në qershor gjatë një samiti në Singapor mes Kim Jong Un dhe presidentit amerikan Donald Trump. /ASTH