PD, Vokshi: Po braktisen shkollat, këmbanë alarmi për rininë

Partia Demokratike ka denoncuar braktisjen e shkollave nga nxënësit, ku sipas Albana Vokshit, kur demokratët të vijnë në pushtet do të shfuqizojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

Partia Demokratike ka denoncuar braktisjen e shkollave nga nxënësit, ku sipas Albana Vokshit, kur demokratët të vijnë në pushtet do të shfuqizojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

“Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990. Në fund të mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat! Sipas INSTAT nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës, nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës, nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë”, tha Vokshi.

Sipas saj, kjo është një këmbanë alarmi për rininë, “se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot”, shkruan TCh.

Partia Demokratike tha Vokshi do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjitoze punë. PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.