PD reagon ndaj Taulant Ballës: Skllav i krimit

Pas fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, i cili tha se Presidenti Meta po hedh vrer për Shqipërinë te ndërkombëtarët dhe se PD-ja ka përfunduar një shtojcë e tij, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

Përmes një postimi në Facebook, ai e akuzon Ballën si shtojcë të krimit që ka filluar karrierën politike, i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe vazhdon si i tillë, raporton Top Channel.

“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të këtij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës.”