PD, raport OSBE/ODIHR-it për 30 Qershorin: Shqipëria po kthehet në një regjim kriminal

Në raportin e Partisë Demokratike, thuhet se “Shqipëria po kthehet në një regjim kriminal”, dhe se janë provuar lidhjet e qeverisë me krimin.

0

Partia Demokratike i ka dërguar një raport prej 54 faqe OSBE/ODIHR, ku denoncon shkeljet e 30 qershorit.

Raporti nis me zyrtarët e inkriminuar të PS-së dhe denoncimin e përdorimit të parave të drogës për blerjen e votave, transmeton A2News.

Materiali i përgatitur nga demokratët denoncon përdorimin e administratës dhe policisë në zgjedhje, votimin në grup, dhunimin e të drejtës për votim të fshehtë, blerjen e votave në Kukës.

Në raportin e Partisë Demokratike, thuhet se “Shqipëria po kthehet në një regjim kriminal”, dhe se janë provuar lidhjet e qeverisë me krimin.

30 Qershori, sipas demokratëve, provoi se standardet demokratike janë zëvendësuar me vendimet kriminale.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.