PD, Paloka: Policia dhunoi edhe invalidin!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka denoncuar përmes rrjeteve sociale dhunën e policisë ndaj një shtetasi me aftësi të kufizuara, që protestonte këtë të enjte me flamur kombëtar dhe atë të BE-së para Kuvendit.

“Zotëria në foto është Gjergj Cuni, është invalid. Sot, me një dorë mbështetej në patericë dhe në tjetrën mbante flamurin kombëtar dhe atë të BE-së”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Ish-deputeti demokrat thotë më tej se ai vjen në çdo protestë, sepse “kjo qeveri i ka hequr edhe pensionin e invaliditetit, bukën e gojës”.

“Por për këtë qeveri dhe Edvin Ramën ky është armiku. Nuk mund të jetë ndryshe. Për një qeveri që mbështet dhe mbështetet te krimi dhe oligarkët, ‘armiku’ janë qytetarët që nuk çojnë dot bukë në shtëpi te fëmijët e tyre”, thotë Paloka.

Sipas tij, askush nuk duhet të lejojë më që Rama të tërheqë zvarrë qytetarët. “Ka ardhur koha që qytetarët ta heqin zvarrë këtë kryeministër, bashkë me plehrat e tjera rreth tij”, mbyll statusin Edi Paloka,raporton Top Channel.