PD, filtron kandidatët/ Nga 946 propozime do të përzgjidhen 300

Kjo e hënë shënoi edhe fazën e dyte të procesit te përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike...

Kjo e hënë shënoi edhe fazën e dyte të procesit te përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Komisioni i cili po shqyrton kandidatët do të ketë një tjetër kriter vlerësues për ish deputetët, ndër më kryesorët rezultatet e marra në zgjedhje.

“Kanë disa kritere, qoftë formale, qoftë dhe të thelluara, por edhe informacione të tjera që anëtarët e komisionit quajnë të nevojshme të domosdoshme për të pyetur qoftë vetë kandidaturat emër për emër apo strukture e PD.”

Ndryshe nga sa ndodhi me ish deputet, Jozefina Topallit i mbërriti pak dite më parë një formular vetëdeklarimi. Enriketa Papa pjesë e komisionit te përzgjedhjes së kandidatëve konfirmon se ish nënkryetarja demokrate sipas udhëzimit të partisë duhet te ishte e përjashtuar nga ky detyrim falë statusit të ish deputetes, raporton Top Channel.

“Nuk e di se ca ka marrë në postën elektronike apo më njoftime në telefon zonja Topalli, por në dijeninë time është fakti se e gjithë pjesa e përfaqësuesve politike të PD në 10 vitet e fundit janë përjashtuar nga ky formular 30 faqesh. Jo vetëm zonja Topalli por të gjithë ata persona që kanë deklaruar se nuk duan të jenë pjesë e listave të ardhshme është e kuptueshme e ata s’do jenë pjesë e shqyrtimin tonë ne nuk marrim njeri me zor”

Në fazën e dytë Komisioni i vlerësimit do të nisë me shqyrtimin e formularëve të vetëdeklarimit të dërguar 946 emrave ndërkohë në mes të shtatorit nga ky proces pritet te përzgjidhen rreth 300 kandidatura të cilat do i shkojnë sërish anëtarësisë për votim final.