PD dhe LSI: Rama urdhëron çmontimin fshehurazi të Teatrit Kombëtar!

Pas heqjes së germave të Teatrit Kombëtar ka reaguar PD dhe LSI.

Pas heqjes së germave të Teatrit Kombëtar ka reaguar PD dhe LSI.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa thotë se “batakçinjtë e qeverisë vodhën natën germat e një institucioni me histori gjigande”.

“Batakçinjtë e qeverisë vjedhin germat e Teatrit. Batakçinjte e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, germat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kaq të pështirë, kaq të vegjël, kaq meskinë dhe kaq hajdutë. Liliputet e qeverise jane kaq te vegjel perpara germave te historise gigande te Teatrit Kombetar. Shiheni foton, mos e hiqni nga memoria dhe perbuzini hajnat e nates”, ka shkruar Vasili, shkruan Top Channel.

PD ka reaguar përmes ish-deputetes Albana Vokshi lidhur me heqjen e gërmave nga godina e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se kryeministri Edi Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë e fshehurazi të Teatrit Kombëtar.

“Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike. Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!”, shkruan Vokshi.