Kjo, sepse pyjet, përfshirë Amazonën, thithin përafërsisht të njëjtën sasi oksigjeni që prodhojnë. Por kjo, nuk do të thotë se zjarret nuk janë problem për planetin.
Amazona është një absorbues i rëndësishëm i dioksidit të karbonit, që shkakton efektin serë aq sa pyjet e Amazonës shpesh quhen edhe “mushkëritë e planetit”.
Aktualisht, bota lëshon rreth 40 miliardë ton dioksid karboni në atmosferë çdo vit. Amazona thith 2 miliardë ton në vit (ose 5% të emetimeve vjetore), duke e bërë atë një pjesë thelbësore për të parandaluar ndryshimet klimatike.
Dhe zjarret në Amazonë, jo vetëm po zhdukin sipërfaqe që thith dioksidin e karbonit, por vetë ato po çlirojnë me miliona tonë karbon cdo ditë. Sipas shkencëtarëve, jemi afër një pike kthese që do ta shndërronte xhunglën në një savanë tropikale.
Pyjet e riciklojnë ujin e vet për të prodhuar një pjesë të shiut në rajon, kështu që shpyllëzimi bën që shirat të jenë më të rralla, duke zgjatur sezonin e thatë. Nëse 20 deri 25% e pyllit shkatërrohet, sezoni i thatë do të zgjerohet, kështu që nuk do të jetë më një pyll, por një savanë.
Zjarret në Amazonë, nuk janë rastësore. Ato po shkaktohen nga dora e njeriut, kryesisht në mënyrë të paligjshme për të hapur toka për bagëti dhe të mbjella.
Shpyllëzimi i Amazonës është inkurajuar edhe nga politikat e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, që ka ulur fuqinë dhe autonominë e agjencive për mbrojtjen e pyjeve.