Pasi iku nga Partia e Lirisë, deputeti Agron Çela shfaqet në krah të Ramës (Fotot)

Deputeti i Shkodrës Agron Çela është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama pak ditë pasi u largua nga Partia e Lirisë.

Shefi i maxhorancës ka publikuar foto nga takimi me deputetë të Shkodrës, mes tyre dhe Çela. E fokusuar nga objektivi dhe në vëmendjen e Ramës është dhe një ministatujë me dy gishta.

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

foto galeri