Pas Trumpit, edhe Macron njofton mungesën në Davos

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, tha një zyrtar në zyrën e presidentit të premten, në një dalje për mediat.

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, tha një zyrtar në zyrën e presidentit të premten, në një dalje për mediat.

Zyrtari theksoi se shkak për këtë vendim të Macron është bërë agjenda e ngjeshur e presidentit, përfshi edhe debatet e nisura nga protesta e “jelekëve të verdhë”.

Zyra e Elysee tha se Macron do të mbante edicionin e dytë të forumit të tij me liderët e biznesit në Versajë më 21 janar, të quajtur “Zgjidhni Francën”.

Më herët, ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ai që njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Davos, për shkak të situatës së krijuar me mbylljen e qeverisë federale./TCh